Futboll

Alberto Zaccheroni riniset nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Alberto Zaccheroni do të drejtojë kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata e futbollit në Arabi, e cila njoftoi se italiani do të zërë vendin e Edgardo Bauzës, i cili nuk ia doli të kualifikojë ekipin në botëror.

Zaccheroni është një emër i njohur i trajningut në Itali, pasi ka drejtuar 3 klubet më të mëdha, Milanin, Interin dhe Juventusin. Në vitet 2010-2014, ai drejtoi edhe kombëtaren e Japonisë, me të cilën fitoi Kampionatin Aziatik dhe e kualifikoi në botërorin ‘Brazil 2014’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency