Albi Dosti stërvitet me Kukësin, në janar zyrtarisht i verilindorëve
Albi Dosti nga janari do të jetë një lojtar i Kukësit. Futbollisti durrsak, pasi u përjashtua nga Teuta, ka nisur stërvitjen me verilindorët. 26-vjecari do të stërvitet me kampionët e Shqipërisë deri në periudhën e hapjes së merkatos dimërore, për t’u bërë më pas zyrtarisht dhe një lojtar i Kukësit. Për momentin, në bazë të rregullores dhe faktit që merkato është e mbyllur, ai nuk mund të firmosë me asnjë skuadër, por Kukësi ka interes që ta ketë në gjirin e tij, ndaj i ka ofruar mundësinë që të stërvitet gjatë gjithë kësaj periudhe me ekipin e drejtuar nga Milinkovic dhe më pas, me hapjen e merkatos, të federohet me klubin e tij të ri. Albi Dosti cilësohet si një lojtar me cilësi shumë të mira dhe deri në momentin e përjashtimit nga Teuta, pas ndeshjes me Lushnjën, ka luajtur si titullar në të gjithë sfidat e këtij sezoni me durrsakët, duke shënuar madje dhe një gol ndaj Partizanit.



