Lajme

Albiol: Skudeto është ëndërr e gjithë Napolit

Mbrojtësi spanjoll i Napolit, Raul Albiol ka dhënë një intervistë për ‘AS’, ku është shprehur se fitimi i Serisë A, është objektivi kryesor i skuadrës së Sarrit. Ai ka pranuar se kjo është mjaft e vështirë, por ka thënë se skuadra ka kohë që punon për arritjen e këtij objektivi.

“Duam të fitojmë Skudeton patjetër këtë vit. Kjo është ëndërr jo vetëm e jona, por e gjithë qytetarëve napoletanë. E dimë që do të jetë mjaft e vështirë, por kemi kohë që përgatitemi për t’ia dalë dhe mendoj se ky është viti i duhur për t’u shpallur kampionë”, tha Albiol.

Albiol është duke luajtur sezonin e tij të pestë te Napoli, ku pranon se ndihet mjaft mirë dhe ka gjetur ngrohtësinë e ambientit dhe tifozërisë. Ndërkohë, këtë javë, Napolin e presin tre sfida zjarri, ajo ndaj Romës, Manchester City-t dhe Interit, rezultati i të cilave do të jetë mjaft i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency