Aleix Espargaro, më i shpejti në provat e lira në Phillip Island
Aleix Espargaro rezultoi piloti më i shpejtë në përfundim të ditës së parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Australisë, i parafundit për Botërorin e Moto GP, që do të zhvillohet në pistën e Phillip Island. Piloti spanjoll e ndali kronometrin në 1 minutë, 29 sekonda e 225 të mijtat në sesionin e dytë të provave. Pas pilotit të Aprilias u rendit kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, me vetëm 5 të mijtat më shumë, ndërsa vendi i tretë shkoi për italianin e Ducatit, Andrea Dovizioso. Më pas në bazë të kohëve klasifikohen, Cal Crutchlow, Maverick Vinales dhe Jack Miller. Jashtë 10-shes më të mirë piloti i Ducatit, Jorge Lorenzo dhe italiani i Yamahas, Valentino Rossi.



