Kategoria Superiore

Aleksi: Nuk e kuptova dënimin e FSHF-së, parakalojmë edhe Tiranën

Albano Aleksi u rikthye sot për Luftëtarin dhe asistoi në minutat e fundit për sulmuesin Dunga, i cili shënoi golin e fitores për gjirokastritët. Mesfushori u ndal edhe në mikrofonin e “Gol pas Goli” në Supersport, ku foli për dënimin, por edhe rritjen e performancës së tij në fushë.

Dhatë një asist, që rezultoi vendimtar për triumfin sot…
Ishte një fitore me shumë vlera, pasi na duheshin pikët për t’u shkëputur. Kemi filluar të luajmë futboll të bukur si më përpara. Kemi ekipin më të mirë se Kastrioti për të mbijetuar. Shpresoj që krutanët të bëjnë një tjetër hap fals ndaj Teutës.

Çfarë ndodhi me dënimin nga FSHF-ja?
Nuk e kuptova dënimin nga FSHF-ja, sepse nuk bëra asgjë. Për sa i përket dënimit të drejtuesve, është puna e tyre. Nuk e kam ndarë mendjen që do rinovoj.

Cili është kundërshtari më i vështirë në vallen e mbijetesës?
Për sa i përket ekipeve, Tirana është më e mirë se Kastrioti. Jam i sigurt që me këtë lojë dhe ritëm, do t’i lemë pas të dyja, edhe Tiranën, edhe Kastriotin.

Çfarë ka ndryshuar tek ty?
Falë trajnerit, tani kam më shumë besim. Më ka zhvendosur më afër portës. Kjo më ka dhënë besim që të asistoj dhe të shënoj. Besoj se ky është pozicioni i duhur. Ndihem më mirë, veten time e kam në kontroll dhe ndihem më i lirshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency