Alex Sandro drejt Anglisë e duan Chelsea dhe Man.United
Sirena angleze për Alex Sandron. Mbrojtësi brazilian i Juventusit i cili kërkohet prej kohësh nga Antonio Conte te Chelsea ka përfunduar gjithashtu në radarët e Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që janë gati t’i shpallin luftë Bluve Londrës për shërbimet e ish lojtarit të Portos. Alex Sandro nuk është më i lumtur te bardhezinjtë dhe po mendon seriozisht largimin aq sa trajneri Allegri i pakënaqur nga sjellja e lojtarit e ka lënë në stol brazilianin në sfidat e rëndësishme të Serisë A ndaj Napolit dhe Interit. Chelsea dhe United do ta bëjnë një tentativë për mbrojtësin e krahut të majtë në merkaton e dimrit por për të arritur tek Alex Sandro duhet të bindin Juven. Londinezët pritet të ofrojnë diçka më pak se 80 milionë eurot që i propozuan Juventusit në verën e kaluar, shifër që u refuzua nga kampionët e Italisë.



