Alexandar-Arnold dëshiron te ndjekë gjurmët e Steven Gerard te Liverpooli!
Trent Alexander-Arnold po kalon një periudhë të artë te Liverpool. Mbrojtësi 20-vjeçar në dy vite është shndërruar në titullar të padiskutueshëm për skuadrën e Klopp por edhe një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Lidhur me zërat e merkatos, Arnold nuk i mendon aspak sepse në mendjen e tij është vetëm Liverpool madje ai shkon deri aty sa deklaron se dëshiron ta mbyllë karrierën me The Reds dhe një ditë të bëhet kapiteni legjendar i skuadrës.



