Formula 1

Alfa Romeo e zëvendëson me një kinez, Giovinazzi: Ligjin e bëjnë paratë

Lajmi qarkullonte prej ditësh, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Alfa Romeo ka zgjedhur milionat që vinë nga Kina duke zëvendësuar italianin Antonio Giovinazzi me kinezin Guanyou Zhou i cili sezonin e ardhshëm të Formula 1 do të garojë përkrah Valteri Bottas.  Piloti kinez i cili hapat e parë i ka hedhur në akademinë e Ferrarit në sezonin aktual u rendit i dyti në kampionatin e Formula 2, ndërkohë që kalimi i tij në Formula 1 ka ardhur në sajë të një sponsorizimi prej 30 milionë eurosh dhe mbështetjes që ka marrë nga populli kinez. Vetë Zhou ka theksuar se gjithmonë ka ëndërruar të jetë pjesë e Formula 1 dhe tashmë ëndrra e tij është bërë realitet.

Megjithatë zgjedhja e Alfa Romeos ka zhgënjyer pa masë italianin Antonio Giovinazzi i cili në këtë sezon nuk ka bërë asgjë të veçantë me skuadrën nga Apeninet duke grumbulluar vetëm 1 pikë në këtë kampionat botëror. Giovinazzi ka shpërthyer në rrjetet sociale me një postim i cili nuk ka nevojë për shumë koment, pas vendimit që mori Alfa Romeo. “ Formula 1 është emocion, talent, makinë, rrezik dhe shpejtësi. Por ndonjëherë është edhe pamëshirshme, kur faktor për të vendosur rregullat bëhen paratë”, shprehet Giovinazzi i cili vazhdojn të besojë te ëndrrat e tij dhe shpreson se në një të ardhme të afërt rezultatet do të flasin në favor të italianit duke thumbuar Alfa Romeon për vendimin që mori duke e zëvendësuar me një pilot kinez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency