Katar 2022

Alioski: Në play off dua Zvicrën, festë e madhe nëse kualifikohemi (video)

Ezgjan Alioski, një ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin historik të kësaj përfaqësueseje me kualifikimin në play off-in e Botërorit, përcolli emocionet e kësaj arritjeje nëpërmjet një lidhjeje me emisionin e “Euro Qualifiers”.

“Ne jemi të kënaqur shumë, por rruga është shumë e gjatë. Nuk është e lehtë, por kaq sa kemi arritur është historike. Pas Europainit, është hera e parë që shkojmë në pay off, është historike për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë ta kalojmë edhe barazhin pastaj do të jetë festë e madhe.

Mund të ndesheni me Portugalinë, pasi Serbia ia ka marrë vendin e parë …

Varet, do të jetë e vështirë ndaj Portugalisë, por në futboll nuk ka favoritë, mund të ndodhë çdo gjë.

Cilën skuadër nuk do të doje ta kishe përballë, Portugalinë, Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës?

Zvicrën e kam qejf, sepse jetoj në Zvicër dhe nuk kam luajtur kurrë kundër kësaj përfaqësueseje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency