Kategoria Superiore

Aliti: Skënderbeu për titull, të ardhmen time e ka në dorë presidenti

Retë e zymta që vërtiten në qiellin e Korçës nuk kanë ulur aspak përqendrimin e klubit për të përgatitur më së miri startin e sezonit të ri. Dënimi në Europë ka sjellë pasoja në përbërje qoftë tek stafi teknik, qoftë dhe tek lojtarët, por kjo nuk e pengon klubin të vijojë me profesionalizëm punën.

Sot tek kampionët në konferencën për shtyp është paraqitur mbrojtësi fidan aliti që pavarësisht se është i ri në moshë por edhe në ekip flet me statusin e një veterani.

“Nuk është situatë e lehtë pasi është ndërruar trajneri dhe lojtarët. Së pari duhet të njihemi me njëri-tjetrin, por them se jemi në rrugën e duhur. Në fillim mendova se ishin shumë të rinj në skuadër, por nuk besoj që kjo është një problem, pasi edhe unë kur erdha isha i ri dhe kisha dëshirë të luaja në një skuadër si Skënderbeu. Është diçka e mirë dhe ne do luajmë për kampion”, deklaroi mbrojtësi kosovar.

Emri i Fidan Alitit është përfolur për një transferim jashtë kampionatit shqiptar ndërkohë që vijon të jetë pjesë e Skënderbeut. Vetëm qendërmbrojtësi sqaron situatën e të ardhmes së tij.

“Jam nën kontratë me Skënderbeun dhe dua ta falënderoj për atë që më dhanë, pasi këtu kam bërë shumë përpara. Kemi fol me disa klube, por nuk ka asgjë konkrete. Gjithçka e ka në dorë presidenti”, tha Fidan Aliti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency