Kategoria Superiore

Alla: Në Korçë për të marrë pikë, qëndroj te Kukësi

Mesazh i qartë për Skënderbeun që përgatit festën e titullit, Kukësi shkon në Korçë me statusin dhe vetëbesimin e kampionit. E thotë me gojën plot Albi Alla që paralajmëron rivalët për një Kukës të motivuar në maksimum.

Edhe pse mjafton edhe një barazim për të shtyrë festën korçare, Alla nuk firmos për një pikë para se takimi të luhet, Kukësi i tij kërkon vetëm fitoren.

Fati ndoënjeherë përgatit ndërthurje të veçanta, pothuajse një vit më parë ishte Kukësi që festonte në Zeqir Ymeri pikërisht përballë Skënderbeut, tani shkon në Korçë me synimin për të mos lejuar rivalët të festojnë para tyre.

Eliminimi nga Kupa ju ka hequr verilindorëve shansin për ta mbyllur me një trofe këtë sezon, një aksident i papritur në kampin e Peter Pacult siç dëshmon edhe Albi Alla, por vendi i dytë është një objektiv që meriton vlerësimin maksimal.

Kukësi në fakt është i shkëputur me 8 pikë nga ndjekësit e Luftëtarit, jastëk komod sigurie, por në një kampionat si ky gjithçka mund të ndodhë me mbrojtësin që i beson vetëm matematikës.

Personalisht për Allën ky nuk mund të konsiderohet sezoni ideal për shkak të dëmtimeve që e kanë penalizuar, por mbrojtësi 25-vjeçar mbetet një ndër më të vlerësuarit dhe për të do të jetë një verë e nxehtë merkatoje. Vetë Alla nuk përjashton asnjë opsion nga tavolina, madje as qëndrimin te Kukësi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency