Itali

Allegri: Acarohem kur bëhemi simpatikë, ja si është situata me dëmtimet

Barazimi me Fiorentinën dhe humbja me PSG-në, ka mërzitur Massimiliano Allegrin, që në prag të sfidës me Salerninatën u ka bërë apel të tijve të rikthehen te fitorja, pa men duar aspak për mënyrën e lojës.

Shenjat pozitive në Paris, nuk i kanë lënë shije të mirë Allegrit, që në konferencën për shtyp u tregua i qartë, dëshiron që të tijtë të mos jenë aspak simpatikë, por të mendojnë vetëm për tre pikët.

“Luajmë ndaj një skuadre të organizuar dhe më intereson të marrim tre pikët, qoftë edhe duke bërë ndeshjen më të shëmtuar. Nuk jam i kënaqur kur bëhemi simpatikë dhe të bukur, madje acarohem. Duhet të jemi antipatikë, pasi do të thotë që po fitojmë”, tha Allegri.

Më pas trajneri bardhezi zbuloi edhe situatën me dëmtimet, duke dhënë një lajm të mirë mbi Federico Chiesën, i cili ka rinisur stërvitjen në fushë, por ende jo atë me skuadrën.

“Chiesa ka rinisur punën në fushë, por ende jo me skuadrën. Po stërvitet i vetëm. Locatelli mungon dhe do të luajë Paredes, ndërsa Di Marian e pret të rikthehet të mërkurën. Edhe Szczesny do të mungojë”, deklaroi Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency