Allegri “djeg” blerjen 40-milionëshe të Juves: E kisha planifikuar për në stol
Juventus shpenzoi 40 milionë euro verën e 2021-shit për të fituar garën me Interin e Milanin dhe për të firmosur me mesfushorin italian Manuel Locatelli, i cili atëherë shlëlqente te Sassuolo.
Megjithatë te Juventusi gjërat nuk kanë shkuar mirë për futbollistin, ndërsa në konferencën e fundit për shtyp, Allegri ka zbuluar se në planet e tij, Locatelli është zëvendësuesi i parë i mesfushorëve titullarë.
“E kishim planifikuar të luanim me Paredes, Rabiot e Pogba në mesfushë dhe Locatellin zëvendesues të parë, por dëmtimi i Paul na prishi shumë punë. Mungesat janë arsyeja kryesore që ne po vuajmë kaq shumë në këtë fillim sezoni”, u shpreh Allegri.



