Futboll

Allegri: Dybala nervoz, por sot gjen golin

Massimiliano Allegri i ka kërkuar përqendrim skuadrës së tij në takimin e sotëm ndaj skuadrës më të dobët të Serisë A, Beneventos. Ndonëse kundërshtari nuk ka marrë asnjë pikë, në 11 javët e para, trajneri i bardhezinjve ka kërkuar angazhim maksimal për të mbyllur sa më shpejt ndeshjen.

Allegri ka folur edhe për momentin që po kalon sulmuesi argjentinas Paulo Dybala dhe nervozizmin e shfaqur në takimet e fundit.

“Nervozizmi i Dybalës është diçka normale. Në fillim po shënonte shumë gola dhe merrte elozhe nga të gjithë, ndërsa tani po vuan të gjejë rrjetën dhe kjo e ka bërë nervoz. Është vetëm 24 vjeç dhe ende nuk është mësuar me situata të tilla, por kam folur me të dhe është plotësisht gati. Sot do të luajë nga fillimi dhe jam i bindur që do të kthehet te goli dhe buzëqeshja”, tha Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency