Merkato

Allegri i përgjigjet Barcelonës: Kapitull i mbyllur, Morata nuk largohet

Barcelona po tenton të marrë në huazim Alvaro Moratën në këtë seksion të merkatos, por Max Allegri mendon ndryshe dhe ka zgjedhur të bllokojë rikthimin e sulmuesit në La Liga.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes shtëpiake në kampionat kundër Napolit, që do luhet nesër në mbrëmje, trajneri i bardhezinjve është ndalur te merkato.

Ramsey do të largohet, ndërsa Morata jo, pasi është një futbollist me rendiment të lartë. Sezonin e kaluar shënoi 21 gola, ndërsa këtë sezon ka realizuar shtatë, pa gjuajtur asnjë penallti.

Ai është shumë i rëndësishëm për ne, jam i kënaqur me të. Kam biseduar me Alvaron, i thashë: “Harroje, ti nuk do të largohesh”, kështu që do të vazhdojë të qëndrojë këtu me entuziazëm.

Problemi i tij është se njerëzit i vendosin etiketa të gabuara, por duhet të qëndrojë i qetë. E përsëris: ai nuk do të largohet nga Juventusi, quajeni kapitull të mbyllur këtë çështje”, deklaroi trajneri i Juventusit.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency