Merkato

Allegri injoron “kërcënimin” e Raiolës: Hapi i vetëm për De Ligt është të shënojë më shumë

Agjenti i famshëm, Mino Raiola di gjithnjë si të tërheqë vëmendjen e mediave teksa së fundmi është shprehur se Mathijs De Ligt është gati për të bërë hapin e radhës në karrierë, duke e shtyrë lojtarin drejt një transferimi në një tjetër klub.

Megjithatë, te Juventus duken të qetë pavarësisht “kërcënimit” të Raiolës teksa trajneri Massimiliano Allegri thekson se hapi i vetëm që De Ligt mund të bëjë është të shënojë edhe gola përveç pjesës së mbrojtjes.

“Hapi i radhës dhe i vetëm për De Ligt është të shënojë më shumë duke nisur nga ndeshja e nesërme kundër Cagliarit. Unë nuk e kam dëgjuar intervistën e Raiolës, por di të them se De Ligt po rritet shumë.

Në ndeshjn e fundit ka bërë dy ndërhyrje të mëdha, si një mbrojtës i kompletuar. Por, mund të rritet akoma më shumë ashtu si të tjerët. Pastaj do ta shohim se cili do të qëndrojë pas përfundimit të merkatos verën e ardhshme”, u shpreh Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency