Itali

Allegri kritikon lojtarët pas humbjes: Nuk mund të gabojmë ndaj Inter!

Massimiliano Allegri u shfaq i nervozuar me lojtarët e tij në prononcimin pas ndeshjes që Juventus humbi me rezultatin 2-1 ndaj Genoas. Tekniku i bardhezinjve është i shqetësuar për faktin se gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Genoas, nuk mund të përsëriten të mërkurën ndaj Interit në finalen e Kupës së Italisë.

“Më shumë se i mërzitur jam i zhgënjyer, duhej të shënonim golin e dytë dhe të mbyllnim llogaritë e takimit. Në momentin që shpërdoron rastet atëherë është e pritshme që të ndëshkohesh. Tani vëmendja shkon të finalja e Kupës së Italisë ndaj Interit dhe nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime”, u shpreh Allegri.

Në këtë sezon, bilanci i Juventusit në ndeshjet kundër Inter nuk favorizon bardhezinjtë të cilët nuk kanë fituar në tre përballjet e fundit ndaj zikaltërve, ndërsa mes këtyre sfidave është edhe disfata në finalen e Superkupës. Megjithatë, torinezët do të provojnë të ndryshojnë traditën e ndeshjeve të fundit dhe ta mbyllin sezonin me një trofe. Kujtojmë se finalja e Kupës së Italisë të mërkurën në mbrëmje, do të transmetohet në Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency