Serie A

Allegri: Nuk e kemi barkun plot, Bonucci? Më vjen keq që nuk do ta kemi kundër

2 fitoret radhazi në kampionat ndaj Udineses dhe Spalit kanë rikthyer qetësinë te Juventusi që po përgatit në mënyrën më të mirë supersfidën e kësaj të shtune ndaj Milanit. Për Massimiliano Allegrin trajnerin e Juventusit i cili ka edhe një të shkuar te kuqezinjtë kjo është një sfidë që duhet fituar pasi lufta për titullin këtë sezon do të jetë më e ashpër se kurrë. Për të gjithë ata që mendojë se Juvja është ngopur me trofe gabojnë rëndë.

“ Nuk do të jetë kjo ndeshja e kthesës së madhe. Është një test i mirë në të cilin ne duhet të marrim tre pikët. Këtë vit kampionati do të vendoset në 5 javët e fundit, sepse do të jenë 3 përballje direkte. Nuk e kemi barkun plotë dhe nuk është e vërtetë që jemi të tejngopur me suksese”.

Më pas një mendim i Allegrit shkoi për mungesën e Bonuccit i cili është i skualifikuar dhe nuk do të ketë mundësitë të sfidojë ish skuadrën e tij.

“ Më vjen keq që nuk do ta kemi Leon si kundërshtar të shtunën në mbrëmje sepse në këto sfida kaq të mëdha është mirë që luajnë të gjithë futbollistët”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency