Serie A

Allegri: Ronaldo luan ndaj Romës, klasifikimi është fals!

Supersfida e javës së 17-të të Serie A është padiskutim, Juventus-Roma. Kryeqytetasit edhe pse nuk po kalojnë një moment aspak pozitiv do të tentojnë të ndalin hovin e bardhezinjëve që edhe në këtë sfidë do të jenë me Cristiano Ronaldon në fushë që nga minuta e parë. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri para ndeshjes ndaj Torinos deklaroi se në një nga 4 sfidat e ardhshme ylli portugez do të ulet në stol për të pushuar. Diçka e tillë megjithatë nuk ndodhi në derbin ndaj Torinos dhe nuk do të ndodhë as në duelin e kësaj të shtune ndaj Romës. Ishte vetë Allegri që në konferencën për shtyp konfirmoi praninë e CR7-ës në fushë ndërsa shtoi se Ronaldo do të pushojë në një nga dy takimet e fundit të fazës së parë. Numri 1 i stoli të Juventusit foli edhe për sfidën ndaj Romës, të cilën e konsideroi një ndeshje të vështirë por që me forcë dhe vendosmëri skuadra e tij duhet ta fitojë. Allegri nuk i zë besë as pozicionit të Romës në renditje, duke shtuar se kjo aktualja është një renditje false dhe ajo e vërteta do të kuptohet në fund të fazës së parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency