Allegri telefonon Ancelottin pas humbjes, por nuk flasin për futboll
Vetëm 24 orë pas humbjes në miqësoren ndaj Realit të Madridit, Maximiliano Allegri ka telefonuar Carlo Ancelottin, por këtë herë jo për të folur për futbollin.
Të dy janë bashkëpronarë të një kali 2-vjeçar, 15% Allegri dhe 50% Ancelotti, i cili quhet Real Cecile dhe që dje arriti fitoren e parë në Dieppe të Francës.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se biseda mes të dyve ka qenë e gjatë, por për asnjë moment nuk është folur për ndeshjen mes Juventusit dhe Realit.
Kujtojmë që Los Blancos triumfuan me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në Pasadena të Kalifornisë, teksa golat u shënuan nga Karim Benzema dhe Marcos Asensio.



