Allegri: Titulli? Interi është forcuar, por Milani mbetet favorit
Massimiliano Allegri ka folur së fundmi në lidhje me garën në Seria A dhe cila skuadër është favorite sipas tij.
Duke folur për mediet në prag të ndeshjes me Sampdorian, tekniku theksoi se Interi është forcuar, por në letër vazhdon të jetë Milani favorit.
“Interi, favorit? Në letër është Milani favorit sepse fitoi titullin. Interi është forcuar, por sezoni është i gjatë. Ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të përmirësojmë rezultatin e sezonit të shkuar.”-deklaroi Allegri.
Juventus bëri një start pozitiv të edicionit të ri të Seria A, duke fituar me rezultatin 3-0 në Sassuolos në javën e parë.



