Itali

Altafini: Milan nuk mund të mbështetet më te Ibra

Legjenda e Milan, Jose Altafini ka folur së fundmi në lidhje me të tashmen dhe të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Duke folur për “MilanNews.it” ai theksoi se “kuqezinjtë” e Italisë nuk mund të mbështeten më te suedezi, por sipas tij duhet ta falenderojnë atë për ndikin që ka te lojtarët e rinj.

“Lojtarët e rinj të Milan luajnë me më shumë vetëbesim nëse kanë Ibrën në fushë. Megjithatë, besoj se vjen një moment që është e nevojshme të ndalosh. Milan nuk mund të mbështetet më te Ibra, por ata duhet ta falenderojnë sulmuesin për gjithçka ai ka bërë. Mendoj se Milan duhet të bëjë disa ndryshime në sulm.”-theksoi golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Milan.

Kontrata e Ibrës me Milan përfundon në fund të qershorit dhe ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin mes palëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency