Futboll

Alternativa pas Lewandowskit, Barcelona i bashkohet garës për Lukakun

Që Lukaku dëshiron transferimin te Interi, kjo është e sigurt dhe e ditur tashmë. Belgu e konsideron të përfunduar përvojën e tij në Londër, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së vështirë me Tuchel, por edhe sepse periudha aty nuk rezultoi aspak produktive. Asgjë nuk ka funksionuar vitin e fundit, problemet shkojnë përtej mirëkuptimit me trajnerin që nuk e pati kurrë. Belgu synon të çlirohet sa më shpejt, ai kërkon të kthehet në Milano, madje ka njoftuar klubin “zikaltër” se është gati të reduktojë pagën e tij deri në 40%, por siç dihet Interi nuk mund të shkojë përtej huazimit dhe sigurisht edhe këtë jo me shifra “stratosferike”.

Në këtë ngërç, a ka vend për lëvizje nga klubet e tjera?

Sipas dëshirës së lojtarit jo, por Chelsea dëgjon dhe vlerëson të gjitha kërkesat që vijnë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ofertë për Lukakun ka bërë edhe Barcelona. Klubi “blaugrana” që ka Lewandowskin si objektiv kryesor, është duke vëzhguar belgun si një mundësi, nëse afrimi i polakut në “Camp Nou” nuk do të realizohet këtë verë. Megjithatë edhe afrimi i sulmuesit të Chelsea-t duket një operacion i komplikuar, pasi vetë Lukaku nuk sheh alternativë tjetër përveç Interit për të lëvizur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency