Alves bën drejtorin sportiv: Haaland? Jo, do të shpenzoja gjithçka për Mbappenë, është …
I intervistuar nga e përditshmja katalane “Sport”, për të cilën foli për shumë tema, Dani Alves është shndërruar për pak çaste njeriu që bën merkaton e Barcelonës. Braziliani ngulmoi se po të ishte në dorën e tij do të blinte Kylian Mbappenë para Erling Haalandit.
“Sinqerisht, nuk do të shpenzoja kaq shumë para për Haalandin,” – tha lojtari i krahut të djathtë. – “Për Mbappénë po, por jo për Haalandin. Unë në fakt thjesht po bëj sikur jam drejtori sportiv, po të kisha mundësi, të merrja më parë Mbappenë. Mendoj se është më i kompletuar në të gjitha aspektet fushat. Nëse duhet të bëni një investim të madh, duhet ta bëni te lojtari më i mirë. Nëse do të ishte në dorën time, do të zgjidhja Mbappénë.”
Në fakt, opinion i Alvesit ka par rëndësi, sepse Barça ka hequr dorë me kohë nga blerja e mundshme e sulmuesit francez. Kujtojmë që braziliani ka qenë shok skuadre me francezin në kohën kur ishte pjesë e PSG-së.



