Champions League

Alves, elozhe Realit: Çfarë do të ishte futbolli pa brazilianët!

Dani Alves komenton në mënyrën e tij në Instagram fitoren me përmbysje të Realit të Madridit ndaj City-t, sukses që i dha kualifikimin në finale të Championsit skuadrës madrilene. Futbollisti i Barcelonës, u thur elozhe brazilianëve të Realit, që dhanë kontribut të madh në mbrëmjen magjike të “Bernabeut”:

“Futboll, miq. Ashtu si në jetë, nuk ekziston fati. Ose dominoni lojën ose ju dominon loja. Ah, çfarë do të ishte futbolli pa brazilianët!”, ka shkruar Alves.

Casemiro, Milito, Vinicius e heroi Rodrygo (shënoi dy gola) në fushë dhe Marcelo në stol: pesë bashkëkombës të Dani Alvesit ngritë lart kupën me veshë të mëdhenj. Ku ka braziliane, ka dhe spektakël.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency