Formula 1

Amerikanët e përjashtuan nga skuadra, piloti rus: Ishte e padrejtë, humba ëndrrën për të cilën kam punuar

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është reflektuar edhe në botën e sportit ku UEFA dhe FIFA pezulluan kombëtaren dhe skuadrat ruse nga pjesëmarrja në kompteicionet europiane. Sakaq, një sanksion për sportistët rus erdhi edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) që bëri të ditur se pilotët nuk mund të përfaqësonin flamurin e Rusisë dhe mund të garonin si sportistë neutral. Nga ky vendim prekej Nikita Mazepin, i cili e pranoi vendimin e FIA-s, megjithatë 23-vjeçari nuk do të mund të garojë në sezonin e ri të Formula 1 për shkak se skuderia amerikane Haas vendosi t’i mbyllë në mënyrë të njëanshme kontratën. Së fundmi, Mazepin ka reaguar duke theksuar se ishte një vendim i padrejtë ndërsa shton se humbi ëndrrën për të cilën punon prej vitesh.

“Kisha planifikuar të garoja si pilot i neutral dhe këtë e pranoi edhe FIA. Nuk kisha asnjë problem nëse nuk do të përfaqësoja Rusinë, por një natë para se skuderia të mbyllte kontratën me mua, drejtuesit e sa nisën dhe ta analizonin atë. Ditën tjetër më njoftuan se nuk kisha më një kontratë të vlefshme me Haas dhe se isha i pushuar.

Meritoja më shumë mbështetje nga skuadra, aq më tepër kur edhe FIA na lejoi të garonim si pilotë neutral, por gjithçka ndryshoi dhe humba ëndrrën për të cilën punoja prej 18 vitesh. Mendoj se nuk e meritoja të shkarkohesha nga Haas dhe jam shumë i zhgënjyer për mënyrën si e zgjidhën situatën. Por, Formula 1 nuk është një kapitull i mbyllur për mua dhe nëse më jepet mundësia atëherë do të jem gati. I uroj fat pilotit që do të më zëvendësojë në këtë sezon”, u shpreh Mazepin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency