Renditja në bazë statistikore e golave ​​të shmangur nga portierët në kampionat është qartësisht në favor të Visar Bekajt të Tiranës, i cili shmangu gati 5 gola gjatë këtij kampionati. Llogaritja bëhet në bazë të përqindjes statistikore të çdo gjuajtjeje të kryer dhe shumës që rezulton nga goditjet e pritura. I dyti në këtë renditje është Simon Simoni i cili me Dinamon i ka shmangur dy gola në të gjithë kampionatin. Në këtë renditje tjetër të veçantë ka edhe portierë që kanë kontribuar negativisht në ecurinë e skuadrës.