Kategoria Superiore

Analiza e javës së tetë/ Kur zotërimi i topit nuk vlen në asnjë ndeshje

Në javën e tetë të Abissnet Superiores u shënuan 4 fitore dhe vetëm një barazim, tri fitore u arritën nga skuadrat pritëse dhe një takim u fitua nga ekipi udhëtues. E veçanta që nxori emisioni “Analizë Superiore” është fakti që skuadrat fituese, pa përjashtim, e kanë zotëruar topin në një përqindje më të ulët se kundërshtari.

Tirana – Dinamo 4-0: Bardheblutë reaguan menjëherë pas asaj humbjeje 2-0 në Kupë, duke fituar thellë derbin ndaj bluve të kryeqytetit, të cilët u shfaqën të brishtë në prapavijë, edhe pse patën një epërsi të lehtë në kontrollin e topit. Tirana duket qartë që ka qenë shumë më rezultateve në lojën e saj, duke regjistruar 20 tentativa për gol, nga të cilat 10 kanë qenë në portë. Edhe sa u përket dueleve të fituara dominon skuadra e Shehit.

Skënderbeu – Kukësi 2-1: Nëse do t’i referohesh kontrollit të topit, Kukësi është ndjeshëm superior, me 76%, shifra që në futbollin elitar mund t’i arrijnë skuadra si Barcelona apo Manchester City, por rezultati “flet” ndryshe. Madje edhe numri i goditjeve në portë “thotë” të kundërtën. Skuadra e Skënderbeut ka qenë shumë me e saktë në manovrën sulmuese.

Egnatia-Vllaznia 1-1: Ekipi Shkodran vazhdon të prodhojë volum lojë, të dominojë në zotërimin e topit, por ka mungesë efikasitetit para portës. Plot 18 herë kanë tentuar portën kuqeblutë, në pesta raste sfera ka qenë në portë, por vetëm një herë ka përfunduar në rrjetë. Skuadra e Brdaric ka qenë më lart se ekipi i Maganit në çdo aspekt të lojës, por në fund ata që peshojnë janë golat.

Kastrioti-Partizani 0-2: Në takimin ku kundërshtari ka statistika më të mira, si zotërimin e topit dhe tentativat drejt portës, skuadra e Ilir Dajës arrin të fitojë. Në futboll, më e rëndësishme është të shënosh dhe ndaj krutanëve të kuqtë këtë e bënë dy herë. Ndoshta futbollistët e Partizanit i kanë vënë gishtin kokës për të mos bërë më gafa që kushtojnë rëndë.

Laçi – Teuta 2-0: Nga pesë tentativa për gol, asnjëra nuk ka përfunduar në portë, kështu që Teuta e ka merituar plotësisht humbjen me Laçin, që në këtë sfidë u tregua cinik, duke e tundur dy herë rrjetën e portës kundërshtari. Kurbinasit kanë fituar më shumë duele, çka tregon atë që e karakterizon këtë skuadër, grintën, ndërsa futbollistët e Teutës nuk kanë qenë të qetë në lojën e tyre, gjë që e tregon dhe numri më i lartë i kartonëve, tre të verdhë dhe një i kuq.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency