“Analizë KUQ E ZI”/ E konfirmojnë shifrat, Balliu lojtari më konstant i prapavijës
Ivan Balliu vijon të jetë titullar i padiskutuar i Rayo Vallecanos. 30-vjeçari është një nga elementët kryesorë të skuadrës spanjolle, ndërsa në këtë fillim sezoni të La Liga ka realizuar saktë 78% të pasimeve.
Emisioni më i ri në “Super Sport”, “Analizë KUQ E ZI” ka parë formën e mbrojtësit të Rayos, i cili duket në një nga momentet e tij më të mira.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, tregoi një formë shumë të mirë me “Kuqezinjtë” në ndeshjet e Shqipërisë me Izraelin dhe Islandën, përtej rezultateve që skuadra përfaqësuese mori në fund.




