Analizë Kuqezi/ Aktiv në dy fazat e lojës, mesfushori i Kombëtares në formë
Ylber Ramadani u transferua në merkaton e verës nga hungarezët e MTK Budapest te skocezët e Aberdeen për shumën e 120 mijë eurove.
26-vjeçari dardan, autor i 20 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren shqiptare, është aktivizuar si titullar dhe i ka luajtur të plota shtatë ndeshjet në elitën e futbollit skocez.
Emisioni “Analizë Kuqezi” në SuperSport, publikoi shifrat pozitive të Ramadanit, i cili në ndeshjen e fundit realizoi aksionet në masën 73%, kreu 89% të pasimeve të sakta, fitoi më shumë se gjysmën e dueleve.
Mesfushori u shfaq aktiv është në fazën ofensive të Aberdeenit, duke realizuar me sukses të 83%. Ramadani ndodhet në formë dhe shpreson të përfitojë minuta në dy duelet e Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës.




