Legjionarët

Analizë KUQ E ZI/ Mihaj rilind në Portugali, shifrat ndaj Benficës bëjnë optimist edhe Rejën

Pas tre sezonesh me fanellën e PAOK-ut të Selanikut, ku luajti shumë pak, qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Enea Mihaj zgjidhi të transferohej në Portugali te Famalicao, ku e ka nisur aventurën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet që kur u transferua në Portugali dhe javën e fundit bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe përballë një kundërshtari mjaft të njohur si Benfica.

Shifrat e publikuara në emisionin më të ri në SuperSport, “Analizë Kuqezi”, konfirmojnë se Mihaj ka fituar 13 nga 15 duelet ndaj Benficës dhe ka fituar të 6 duelet ajrore, falë edhe shtat-lartësisë së tij.

Qendërmbrojtësi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë këtë muaj në Ligën e Kombeve, pasi në mungesë të Gjimshitit, Kumbullës e Dermakut, do t’i takojë pikërisht atij të zbresë në fushë.

Pikërisht forma e mirë e tij dhe minutazhi i plotë, janë një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja, pasi dihet se Mihaj numëron 6 ndeshje me fanellën kuqezi dhe njihet mirë me grupin e lojtarëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency