Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Asist, saktësi pasimesh dhe driblime: Një mesfushor më i miri i Kukësi-Egnatia

Kukësi fitoi 2-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit në kampionat dhe ekipi i italianit Diego Longo renditet i dyti në Abissnet Superiore, me vetëm një pikë më pak se Tirana kryesuese.

Edi Basa dhe Luka Milunovic realizuan golat e fitores në duelin e luajtur në Laç, teksa më i miri i ndeshjes është përzgjedhur Shqiprim Taipi, sipas statistikave dhe studimit të kryer në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19.

24-vjeçari dhuroi një asist dhe mori pjesë në 83 aksione ofensive të ekipit të tij, duke realizuar me sukses 63 prej tyre, ndryshe 76%. Taipi, i cili ka veshur në të kaluarën fanellën e Shqipërisë U19, tregoi një saktësi të madhe në pasimet për shokët e skuadrës.

Nga 56 në total, lojtari i Kukësit dërgoi 53 në destiancionin e duhur, teksa shkëlqeu edhe në driblime, duke ia dalë të realizojë me sukses pesë nga gjastë tentativat për të lënë pas lojtarët e ekipit kundërshtar.

Taipi mori pjesë në 19 duele gjatë përballjes me skuadrën nga Rrogozhina, nga të cilët 10 i fitoi, me një përqindje prej 53%.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency