“Analizë Superiore”/ Dakordësi totale, një brazilian ylli i Kastrioti-Kukësi
Kukësi fitoi 1-6 përballë Kastriotit në javën e 11-të të Abissnet Superiores, duke regjistruar fitoren më të thellë sezonale. Skuadra e Longos po prodhon një futboll shumë të mirë, ndërsa sulmuesit po zbaviten dhe po shënojnë.
Vitor Feijao ndëshkoi 3 herë ekipin krutan, dhe tani numëron 5 gola në kampionat. Sulmuesi brazilian është zgjedhur më lojtari më i mirë në bazë të statistikave të nxjerra në “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19.
Përveç trigolëshit, 25-vjeçari latin tregoi një saktësi të madhe në gjuajtjet në kuadratin krutan dhe pasimet për shokët e skuadrës. Katër nga pesë tentativat e Feijaos përfunduan brenda kuadratit krutan (80%).
Shumë mirë edhe në pasime sulmuesi i skuadrës që renditet në vend të dytë me një pikë më pak se Tirana kryesuese, i cili dërgoi në destinacionin e duhur 18 nga 20 pasimet për shokët e ekipit.




