Analizë Superiore/ Dy asiste dhe një gol, Seferi shkëlqen në triumfin e Tiranës në Korçë
Tirana mori një fitore me shifrat 0-4 në Korçë përballë Skënderbeut, me bardheblutë që i afrohen gjithnjë e më shumë titullit numër 26 në historinë e tyre. Bardheblutë nuk hasën shumë vështirësi në transfertë, të inspiruar edhe nga Taulant Seferi, i cili shërbeu dy asistet në golat e Xhixhës dhe Nikqit, ndërsa në fund realizoi edhe vetë nga pika e bardhë e penalltisë.
Falë kësaj paraqitje, në emisionin Analizë Superiore të Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fation Bardhi, Seferi është përzgjedhur si njeriu i ndeshjes.
Nëpërmjet statistikave kuptohet rëndësia e 25-vjeçarit nga Kumanova në ndeshjen përballë Skënderbeut, duke qenë se sulmuesi kompletoi 70% të driblimeve, teksa ra në kontakt me topin plot gjashtë herë në zonën e kundërshtarëve.




