Analizë Superiore/ Dy gola dhe një asist, një “ish” bëhet protagonist i Tirana-Laçi
Duhej të ishte një përballje direkte për titull, por ajo mes Tiranës dhe Laçit nuk rezultoi aspak e tillë, me bardheblutë që shënuan 4 herë në pjesën e parë, duke e shndërruar në një miqësore sfidën me kurbinasit.
Më i miri i ndeshjes ishte padyshim Redon Xhixha, një “ish”, që ndëshkoi dy herë kurbinasit, duke shfrytëzuar maksimalisht gabimet e mbrojtjes kundërshtare, teksa edhe shifrat konfirmojnë paraqitjen e mirë të sulmuesit.
Përveç dy golave, Xhixha ka dhënë edhe një asist për Seferin, teksa tregoi një saktësi 82% në pasime dhe preku topin plot 8 herë në zonën kundërshtare.
Shifrat e Xhixhës në sfidën ndaj Laçit:




