Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Dy mbrojtës spikasin në derbin “e heshtur” të kryeqytetit

Në ndryshim nga takimet e tjera të Abissnet Superiore, në derbin Tirana-Partizani janë konsideruar dy si lojtarët më të mirë të sfidës, referuar statistikave.

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport nën moderimin e Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e video-analistit të kombëtares U-19, Fatjon Bardhi, statistikat kanë nxjerrë si më të mirin nga Tirana Filip Najdovskin dhe nga Partizani Albion Markun.

Lojtari i “bardhebluve” ka realizuar 69% të aksioneve, ka dhënë 82% të pasimeve të sakta, fitoi 61% të dueleve ndërsa fitoi 100% të topave të diskutueshëm.

Ndërsa nga “të kuqtë”, Marku zhvilloi 56% të aksioneve, fitoi 58% të dueleve dhe 71% të dueleve ofensive si dhe zhvilloi 100% të driblimeve të sakta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency