Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Edi Basa pika e referimit në sulm për Kukësin

Sezonin më të mirë në karrierë Edi Basa e ka patur në 2019-2020 kur ka qenë pjesë e sllovenëve të Koper që në atë periudhë militonin në ligën e 2-të. Me Koper sulmuesi 28-vjeçar realizoi 10 gola në 19 ndeshje në kampionat dhe 4 në Kupën e Sllovenisë për një total prej 14 finalizimesh, shifër që mund ta përmirësojë në këtë sezon me Kukësin nëse vazhdon me këto ritme. Deri tani kroati ka rezultuar afrimi më i goditur drejtorit sportiv Pero Pejic pasi me 4 gola në 7 ndeshje është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për trajnerin Diego Longo. Sezonin e kaluar me Borec në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut realizoi vetëm 3 gola në 11 takime ndërsa me verilindorët ka bërë shumë më mirë edhe pse është vetëm fillimi i kampionatit.

Në sfidën e fundit ndaj Dinamos Edi Basa ishte njeriu i ndeshjes për Kukësin pasi realizoi golin e 3 pikëve, ndërkohë që duke iu referuar statstikave të evidentuara në emisionin Analizë Superiore të moderatorit Sokol Xhihani dhe video-analistit Fation Bardhi paraqitja e kroatit përballë nëndetëses blu ka qenë në kufijtë e perfeksionit. Në duelin ndaj Dinamos Edi Basa tentoi 23 pasime dhe të gjitha shkuan në destinacion me një saktësi prej 100%. Përsa i përket driblimeve kroati nuk mori përsipër shumë por në ato tre raste që tentoi të shmangte kundërshtarët ja doli me sukses. Edhe pse më shumë preferon të luajë nga krahët në këto 7 javë të para Edi Basa ka rezultuar pika e referimit në sulm për Kukësin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency