Analizë Superiore/ Ennur Totre njeriu i derbit, statistikat e konfirmojnë
Në derbin Tirana-Partizani, lojtari që spikati më shumë në kampin e bardhebluve ishte pa dyshim Ennur Totre. Realizoi një gol fantastik, atë të fitores në pjesën e dytë, i pesti për të në këtë sezon. Ishte “qershia mbi tortë” e një performancë që për një lojtar të tillë cilësor është e zakonshme.
E vlerësuar më i miri i derbit nga specialistët, por edhe nga statistikat e emisionit Analizë Superiore. Një gol i shënuar, 27 pasime të sakta (86%), 13 duele të fituara nga 19 gjithsej dhe 12 topa të rikuperuar. Tirana është me fat që ka një mesfushor të tillë.




