Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Eurogoli i tij zbukuroi Superioren, Edi Basa ylli i duelit Kukësi-Tirana

Kukësi fitoi 2-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale në Abissnet Superiore bardhebluve të Shehit dhe duke bërë më interesante garën për titullin.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Sfida po shkonte drejt barazimit 1-1, por kroati Edi Basa realizoi një eurogol një minutë nga fundit, duke ndezur festën kuksian në Shkodër.

Sulmuesi i djathtë është ngjitur në shifrën e 5 golave në kampionat, duke ndarë kreun e renditjes me Taulant Seferin e Tiranës.

Basha u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes sipas analizës së kryer në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Përveç golit të bukur dhe vendimtar, 28-vjeçari nga Pula dhuroi asistin në golin e parë të shënuar nga Milunovic, ndërkohë që ishte fantastik në pasimet e sakta, duke adresuar me sukses te shokët e skuadrës 30 nga 32 topa, ose 94% pasime të sakta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency