Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Formacioni më i mirë deri në javën e shtatë, tre ndryshime mes titullarëve

Abissnet Superiorja mbylli javën e shtatë të sezonit të ri. Tirana vijon të kryesojë kampionatin me 17 pikë, Kukësi ndjek me tre pikë më pak, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Teuta kampione.

Emisioni “Analizë në Superiore”, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, zhvillohet në Supersport, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Një ndër to është edhe formacioni më i mirë për të gjithë javët që janë zhvilluar. Ndryshe nga një javë më parë, formacioni është përditësuar me tre emra të rinj.

Stephen Chinedu, Filip Ivanovic dhe Edison Ndreca i janë bashkuar formacionit të më të mirëve.

I pari riktheu Dinamon te fitorja me golin e realizuar në Korçë, 29-vjeçari serb vijon të shfaqet një siguri në mbrojtjen e Teutës, ndërsa anësori i majtë po paraqitet shumë mirë me kuksianët e Longos.

Dy lojtarët e huaj, të cilët po zhvillojnë sezonin e parë në Abissnet Superiore, janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të shtatë javëve të para bashkë me Ndrecën, duke zëvendësuar kroatin Aralica (Vllaznia) dhe mbrojtësit Egzon Belica e Emiliano Musta (Partizani).

FORMACIONI ME I MIRE DERI NE JAVEN E SHTATE

11 më të mirët zgjidhen në bazë të statistikave të nxjerra nga analiza e ndeshjeve të futbollit shqiptar: si minutat në fushë, duelet e fituara, ndërhyrjet vendimtare, pasimet e sakta dhe golat e shënuar.

Ky formacion është provizor, pasi nga java në javë do të ketë ndryshime, në bazë të statistikave që lojtarët do të kenë në ndeshjet e ardhshme.

Përzgjedhja nuk është opinion personal, por selektohet automatikisht në bazë të numrave dhe performancës së gjithësecilit.

Si ishte formacioni më i mirë deri në javën e gjashtë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency