Featured

Analizë Superiore/ Formacioni më i mirë i kampionatit, pesë ndryshime krahasuar me javën e kaluar

Emisioni “Analizë Superiore” në SuperSport, ka bërë skanimin e ndeshjeve të javës së 22-të dhe çfarë prodhuan ato, teksa është përditësuar edhe formacioni më i mirë deri në këtë fazë të kampionatit.

Krahasuar me një javë më parë, në 11-shen më të mirë të Superiores ka 5 ndryshime, teksa portieri Bekaj ka marrë vendin e Dajsinanit mes shtyllave, kjo edhe për faktin që ky i fundit pësoi 4 gola këtë fundjavë përballë Tiranës.

Ndërkohë tre ndryshime të tjera kanë ndodhur në repartin e mbrojtjes, me Markun që ka marrë vendin e Gurishtës, edhe për faktin që kapiteni i Vllaznisë mungoi për shkak dëmtimi, ndërsa Najdovski ka marrë vendin e Lulajt në qendër të mbrojtjes dhe Allmuca në krahun e majtë, duke nxjerrë jashtë Edison Ndrecën.

Një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe në mesfushë, me Redon Xhixhën që ka marrë vendin e Liridon Latifit në mesfushë, i ndihmuar edhe nga dopieta e shënuar ndaj Laçit në sfidën e fundjavës.

Ja formacioni më i mirë i Abissnet Superiores deri në javën e 22-të:

Si ishte:

“Analizë Superiore”/ Katër ndryshime në formacionin më të mirë, “riformatohet” mbrojtja

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency