“Analizë Superiore”/ Goditjet e pësuara, Skënderbeu më i “bombarduari”. Pak rrezik për Tiranën
Faza e parë e Abissnet Superiores përfundoi të hënën. Tirana kryeson kampionatin, Kukësi është afruar me kreun pas suksesit në ndeshjen direkte, por për titullin kampion, trofe që e lakmojnë disa skuadra, është herët të flitet.
Në lojë janë edhe 27 ndeshje, ndryshe 81 pikë. Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, mësojmë çdo javë statistika dhe detaje interesante rreth asaj që ndodh në futbollin shqiptar.
Më poshtë ju sjellim renditjen e dhjetë skuadrave të Superiores në lidhje me goditjet në portë të pësuara nga skuadrat kundërshtare. Ekipi më i “bombarduar” është Skënderbeu.
Korçarët kanë marrë 133 gjuajtje gjatë fazës së parë, me një mesatare prej 13.37 goditjesh për ndeshje për skuadrën e Memellit. Më pas vjen Dinamo me 122 goditje në portë të pësuara, teksa podi kompletohet nga Egnatia.
Tri skuadrat që janë rrezikuar më pak nga gjuajtjet e rivalëve janë Tirana me vetëm 54 gjuajtje të ardhura drejt kuadratit të Visar Bekajt. Pesë më shumë kanë shkuar në portën e Partizanit, teksa qëndron mirë edhe Laçi me vetëm 77 topa të përfunduar mes shtyllave të bardhezinjve.




