Analizë Superiore/ Gol dhe perfeksion në pasime, Limaj shkëlqen në fitoren e Tiranës
Tirana fiton dhe vijon të kryesojë bindshëm, me 6 pikë më shumë se Laçi ndjekës, teksa në suksesin e radhës ndaj Skënderbeut, protagonist absolut ishte fantazisti Vesel Limaj.
Ky i fundit shënoi sërish një nga golat e tij tipikë, me goditje nga distanca, teksa më vonë një pritje spektakolare e Bekim Rexhepit i mohoi dopietën në një ndeshje të cilën Tirana e zgjidhi shumë shpejt.
Megjithatë përveç golit, Limaj tregoi një saktësi shumë të madhe (89%) edhe në pasime, pasi ia doli të realizojë 34 nga 38. Gjithashtu fantazisti bardheblu fitoi 6 nga 11 duelet ku u përfshi në fushë, edhe kjo një shifër mjaft e mirë për një lojtar që luan shumë pranë sulmuesve.



