Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ I fortë në duele dhe pasime të sakta, Julian Shehu më i miri i Partizani-Laçi

Partizani regjistroi kundër Laçit barazimin e gjashtë në fazën e parë të Abissnet Superiores me rezultatin 1-1. Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Julian Shehut, i cili ktheu në gol një penallti të akorduar pas përfshirjes së teknologjisë VAR.

Goli i parë sezonal në kampionat për mesfushorin e ekipit të Mirel Josës, i cili u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes së zhvilluar në “Air Albania”, sipas analizës së kryer në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Përveç saktësisë nga pika e bardhë, Shehu u shfaq i fortë dhe i saktë në pasimet e kryera dhe duelet e zhvilluara kundër “Demave” të Ilir Dajës. 23-vjeçari mori pjesë në 95 aksione të Laçit, duke realizuar me sukses 71 prej tyre me një mesatare saktësie prej 75%.

57 pasime dhuroi lojtari shtatlartë për shokët e skuadrës, nga të cilat 49 ishin të sakta, ndryshe 86% e tyre. Shehu ia doli të rikuperojë topin në fushën kundërshtare në 6 nga 19 raste. Në fund duelet e fituara, me lojtarin e skuadrës kurbinase që triumfoi në 17 nga 25 duelet kundër lojtarëve të Partizanit, duke qenë i saktë dhe fitues në masën 68%.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency