Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ I hapi rrugë suksesit të Laçit, Malota fiton 100% të dueleve ndaj Kukësit

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me prezencën e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi janë vendosur nën lupë paraqitjet e lojtarëve në javën e 21-të të Abissnet Superiore.

Në ndeshjen e Laçit ndaj Kukësit të fituar nga kurbinasit me rezultatin e pastër 3-0, ai që u shpall më i miri ndeshjes ishte Renato Malota. Ishte pikërisht mbrojtësi që hapi rrugën e suksesit për Laçin me golin në minutën e nëntë të sfidës, ndërsa shkëlqeu edhe në aspekte të tjera të ndeshjes.

Lezhjani ia doli të fitonte 100% të dueleve ndaj lojtarëve të Kukësit, ndërsa kompletoi edhe 20 pasime të sakta nga 22 të tentuara. Sakaq, një tjetër plus për Malotën ishin edhe topat e rikuperuar të cilat ishin 13, ndërsa dy prej tyre ishin në gjysmëfushën e kundërshtarëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency