Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Ja lojtarët që spikatën më shumë në javën e fundit!

Që Tirana arriti të ruante e vetme kryesimin e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 14-të merita të jashtëzakonshme për këtë ka edhe Enur Totre. Mesfushori i ardhur te bardheblutë nga Shkëndija e Tetovës shkëlqeu jo vetëm për faktin se shënoi një gol por spikati edhe në aksionet e realizuara, pasimet e sakta dhe asistime për gjuajtjet në portë, duke qenë më i mirë në fushë për Tiranës sipas emisionit Analizë Superiore.

Te Dinamo-Vllaznia asnjë nga dy skuadrat nuk mori maksimumin e pikëve, dhe në një ndeshje pa gola me të drejtë më i miri në fushë do të ishte një qëndërmbrojtës. I përzgjedhuri është Fallou Diagne i cili pak nga pak po rigjen formën e tij më të mirë. Më shumë sesa një mbrojtës, Diagne në sfidën ndaj Dinamos bëri organizatorin dhe këtë e tregojnë stastikat siç mund të shihni në foto.

Përsa i përket sfidës Egnatia-Laçi më i miri në fushë ishte sulmuesi nga Mali i Zi, Dejan Zarubica i cili ishte edhe njeriu që me golin e tij në minutën e 76-të zhbllokoi shifrat. Zarubica ishte thjeshtë gjenial përsa i përket pasimeve ndërsa shkëlqeu në aksionet e realizuara.

Te sfida Kukësi-Partizani 2-1, ai që spikati më shumë në fushë, ishte mbrojtësi i verilindorëve Bruno Lulaj. Statistikat e ish-lojtarit të Skënderbeut janë vërtetë mbresëlënese siç mund ta shikoni dhe në foto.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency