Analizë Superiore/ Julian Shehu, lider i padiskutueshëm i Laçit
Julian Shehu rezulton të jetë lojtari me statistikat më të mira në sfidën Laçi – Kastrioti 4-1. Në fakt, nuk është diçka e re apo për t’u habitur, pasi mesfushori 23-vjeçar ka spikatur në vazhdimësi përgjatë sezonit në ekipin kurbinas, që për herë të parë në histori e përfundon kampionatin në vendin e dytë.
I pakonkurrueshëm në mesfushë, një gol i shënuar, tri goditje të gjitha në portë dhe me saktësi në pasime 96%, Julian Shehu e ka merituar vlerësimin si më i miri i ndeshjes. Performanca e tij ka minimizuar efektin negativ të largimit të Regi Lushkjes.




