Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Julian Shehu “motori” i Laçit në mesfushë!

Laçi regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të parën me Mirel Josën në stol të shtunën kur mposhti me shifrat 2-0 Skënderbeun në Kurbin, në debutimin e trajnerit kryeqytetas. Në këtë sfidë vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi nga Mali Saliou Guindo autor i të dy golave për Laçi megjithatë duke iu referuar statistikave të publikuara në emisionin Analizë Superiore, njeriu i ndeshjes për Laçin ishte padiskutim Julian Shehu. Mesfushori 23-vjeçar i cili është duke luajtur sezonin e tij të 3-të me kurbinasit dhe ngjan si një veteran i vërtetë në fushë, spikati me paraqitjen e tij ndaj Skënderbeut.

Pjesa më e madhe e aksioneve të Laçit në duelin ndaj korçarëve nisën pikërisht nga këmbët e Shehut i cili ishte iniciator i 109 aksioneve nga të cilat 84 i realizoi me sukses me një saktësi prej 77 %. Akoma më i saktë në pasime mesfushori i skuadrës së Mirel Josës me 62 të sakta nga 66 të tentuara në total me një saktësi prej 92%. Që Julian Shehu bëri një punë shumë të mirë edhe në fazën sulmuese të lojës kjo kuptohet nga 8 topat e rikuperuar në total në gjysmëfushën kundërshtare nga 15 në total, ndërkohë përsa i përket dueleve të fituara realizoi me sukses 17 nga 31 me një mesatare saktësie prej 55%. Në këtë sezon me Laçin 23-vjeçari është aktivizuar në të gjitha takimet duke regjistruar në total 558 minuta lojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency