Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Julian Shehu pa rivalë në mesfushë në Laçi-Skënderbeu

E vetmja sfidë e javës së 25-të të Abissnet Superiores, që u mbyll me rrjeta të paprekura, ishte Laçi-Skënderbeu. Shumë djersë e derdhur nga ekipi kurbinas, por pa rezultat. Dominim i skuadrës së Mirel Josës në çdo aspekt, por në futboll në fund diferenca bëhet vetëm nga golat.

Lojtari që spikati sa u përket statistikave më këtë përballje ishte Julian Shehu. I saktë në 84% të aksioneve të realizuara dhe në 88% të pasimeve, mesfushori i Laçit ka fituar 29 nga 35 duelet gjithsej, si dhe ka rikuperuar në total 13 topa. Statistika këto të një lojtari që do ta dëshironte çdo trajner, pavarësisht mungesës së fitores së kurbinasve ndaj Skënderbeut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency