Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Kaina jep gjithçka për Kastriotin. Duele, topa të fituar dhe dy gola si “qershia mbi tortë”

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me prezencën e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi janë vendosur nën lupë paraqitjet e lojtarëve në javën e 21-të të Abissnet Superiore.

Kështu, në ndeshjen mes Kastriotit dhe Tiranës ai që dalloi dhe u shpall më i miri ishte padyshim sulmuesi i krutanëve Kaina Nunes i cili shënoi të dy golat për të tijtë në fitoren 2-1 ndaj bardhebluve. Në këtë sfidë, braziliani pikën e tij më të fortë kishte shënjestrën duke qenë se dy herë që gjeti kuadratin e Visar Bekajt në të dyja rastet ia doli ta ndëshkonte.

Por, përveç golave të shënuar, Kaina u përfshi edhe në 50 duele për të ndihmuar skuadrën në mënyrë që të rifitonte sferën, ndërsa ia doli ta rikuperonte topin në shtatë raste, dhe nga këto tre herë rikuperime ishin në gjysmëfushën e Tiranës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency